pjesa e 5
Qëndruan në heshtje për pak çaste sa ai mori të dhënat e saj dhe përsëri trokitën gotat. Ajo i doli përpara që ta shihte më mirë. Sytë e tij aq shumë të zinjë dhe qerpikët e gjatë bashkë me flokët shumë të shkurtra e, me mjekrën e kuruar në detaje e bënin tepër mashkullor në sytë e saj. Pastaj këmisha e bardhë dhe kostumi blu me detaje të vogla, pastaj sytë i qëndruan tek buzë e holla, buzët e tij...
-Sa vajza ke puthur ti?!
Pyetja e saj ishte e papritur sa pyetja e tij për tradhëtinë. Por ajo e kaloj një hap më tej.
Ak qeshi nën zë dhe me guxim e saj për të ditur sesi puthte ai nëpërmjet numrave.
-Ti do të dish e sata do të jesh?!
-Dua thjeshtë të di nëse puth mirë apo jo...
Dhe u largua. Pyetjet e saja vërtet kishin qenë të pavenda. Guximi për një puthje, pastaj dhe praktika. Pastaj tatuazhi. Hyri ne tualet menjëherë. Tualetët janë shpëtim fiziologjik por shumë herë dhe psikologjik. E mbylli derën duke pasur frikë se ndoshta ai do të vinte pas, e po sikur ti kërkonte vërtetë ta puthte... kush ishte ajo vajzë vallë?!