pjesa e 4

-Jo se nuk kam njohur ende njeri me tatuazh gjysëm diell. 
Përgjigja saj la pa fjalë atë, të cilit kishte kohë që vajzat e vështira nuk i bënin përshtypje. Por ato të guximshme,  e të zgjuara janë tjetër gjë. Që të bëjnë të heshtësh me arsye.  E, kjo zgjoj një tjetër pyetje tek ai.
-Kush të la të vije vetëm këtu?!
-E shikon sa dosje aplikantësh janë atje, mund të zgjedhësh kë të dëshirosh, e imja është ajo jeshile, dhe emri sipër mund ta dallosh. Besoj e mban mënd emrin tim.
-Mos më thuaj që je dhe ekselente?!
-Jo, pasdite deri në darkë vonë jam kamariere. Ka vite tashmë.
Ai I kaloj dorë në bel  si për ti kërkuar që të shkonte pas tij drej dosjes së saj.
-Jam kurioz të shoh se çfarë ka këtu brenda.
Ai bëri ta hap ndërsa I erdhi përsëri në mendjen fakti që ajo jo vetëm punonte por edhe se duhet të ishte një studente e dalluar pavarsisht se ajo tha mesatare,  derisa ishte aty. Dhe brenda tij diçka u zbut, dhe një ndienjë respekti doli në sipërfaqe jo pse ishte një vajzë por që mund tja dilte aq mirë.  Ajo e zgjati dorën duke e prekur shumë lehtë për ta hapur dosjen e tregoj me shumë zell punët e saj. Veçse e dëgjonte i vështronte duart e pa kuruara.  Dukeshin të ashpra e thonjtë të pa lyer.  Kishte vite që nuk shihte duar të tilla ndërsa ajo nuk kishte vendosur asnje lloj bizhuterie në duar. Ajo e pa që sytë e tij ishin mbi gishtërinjtë e saj dhe me zë të ëmbël i tha: -Mos i shiko duart e mia ashtu, nuk i rregulloj sepse mbaj dorashka në punë dhe lagëshira më dëmton thonjtë. Janë të palyer sepse më mykosen nga detergjentët që pastroj.
Kush ishte ajo vajzë që ai kishte përball?! Me pamje përrallore por me një botë komplet tjetër.  E për së dyti, një ndenjë vlerësimi doli në siperfaqe duke I thënë me zë të plot ndërsa shihte herë duart e herë sytë e saj. 
-Duart e tua unë dua ti puth.
- Mos më thuaj kështu sepse do ta besoj vërtet i tha ajo dhe instiktivisht kafshoj buzen e poshtme.  
Sytë e tyre përplaseshin, shikimet shkriheshin në fytyra të njëri tjetri jo për tu parë por për të gjetur detaje.  Ai tatuazh në vesh në vend të një vëthi ishte veçanërishtë i bukur ndërsa ai ishte kurioz për gjoksin e saj fshehur poshtë fustanit. Të gjitha këtk ndjesi përcilleshin në shikim. Shoqet atë e panë dhe nuk e shqetësuan. Ajo e meritonte këtë mbrëmje,  të linte pas çdo pikë loti e të ecte përpara.  
Djali me të cilin ajo po bisedonte ishte 37-vjeç dhe për momentin ishte vetëm. Në jetën e tij kishin hyrë dhe dal shumë vajza. Ai punonte fortë por nuk mohonte as emrin e mirë që kishte marr nga babai i tij. Kjo,  nuk i jepte rehati por një sfidë për t' ja dal dhe për të bërë më të mirën.  Ishte avokat penal dhe nëse pjesën më të madhe te kohës ja merrte puna,  pjesën tjetër udhëtimet dhe fundjavat rrallë herë ishte i lirë. Kjo e shtunë bënte përjashtim pasi babai i tij njëkohësisht dhe pedagog duhet të ishte me patjetër. Në çast të fundit e zëvëndësoj ai.
Ajo i njihte këta lloj burra,  puna e kishte stërvitur shumë mirë, sa e kishte ndihmuar nga ana ekonomike aq edhe në personalitet. I njihte njerëzit nga sytë, dinte kur të fliste e kur të dëgjonte, të pohonte me fjalë, me buzëqeshje ose dhe me një prekje ne duar. Nuk kishte udhëtuar  por kishte njohur  njerëz të të gjitha shtresave dhe grup moshave.  Intuita e tij si avokat i thoshte se vajza që kishte përball sa e fort dukej aq dhe e bright ishte e ai nuk donte që të zbulonte asgjë por ti jepte aq komoditet sa ajo te tregonte diçka.

Popular posts from this blog

pjesa 7

pjesa e 6

pjesa e dytë (2)