pjesa e dytë (2)
Salla e gjitha shkëlqente nga ndriçimi i cili bashkë me gotat e kristalit reflektohej dhe përthyhej. Ato qeshnin me njëra tjetrën kur mendonin se duhet t'u shkonin pas noterëve dhe avokatëve në moshë, me syze e të lodhur duke folur pak e pa dëshirë me këta studentë të rinj por që ato do ti shkonin pas se u duhet ajo praktika dhe kjo i vishte me buzëqeshje. Morën nga një gotë në dorë dhe u zhvendosën drejt qëndrës së sallës e cila po mbushej ngadalë. Ajo ndiente shumë sy që binin mbi të. Dhe në mos të doja, një vajzë aq të gjatë do e shihje. Shkëlqente e gjitha në atë sallë të mbushur me bardhë a zi me të jeshilen e saj por pa bërtitur. Si një fllad i lehtë ere që me shumë elegance qendronte hijshëm dhe ecte plot me siguri. Por siklet ishte sigurisht kur duhet të flisje e shpjegoje për punët e tua, të tregoje se çfarë dije të bëje mirë.
Në orën 20:30 rektori mori fjalën hyrëse, falenderoj dhe pasi një prezantimi e deklaroj mbrëmjen të hapur. Në pjesën tjetër të sallës, atje ku qëndronte një tavolinë e gjatë e zezë shkuan studentët. Atje gjendeshin dosjet e tyre. Ato të treja nuk kishin asnjë lidhje dhe njihnin shumicën e profesionistëve që gjendeshin aty nga emri, ose kur rrallë i kishin parë në unsiversitet.
Deri në çastin kur ndjeu një shikim aq sa e detyroj atë të kthente kokën pas e të kërkonte të gjente se nga vinte ai shikim. Nuk donte të shihte një burrë në moshë e aq më tepër atë ditë aq të vështirë. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe....