pjesa e parë (1)

Ajo veshi fustanin e gjatë jeshil dhe foli. Jashtë ishte shumë  ftohtë, fund marsi. Shoqet po e prisnjn jashtë në makinë.  Duke qeshur dhe me çantë në dorë hapi derën dhe muzika e lartë e gëzoi.  Sonte do të shkonin në festë. Universiteti kishte organizuar një mbrëmje midis studentëve të juridikut në prag diplomimi dhe zyrave të avokatis dhe noteriale për të siguruar kështu praktika për studentët.  Ajo e kishte pritur me shumë gëzim që në moment  që  kishte marr ftesën dhe pjesën tjetër deri në çastin kur hyri në makinë nuk donte ti kujtonte. Do të rregullonin njëra tjetrën, kishin pesë vite bashkë dhe ishin një treshe kontrasi dhe ngjyra shoqërore. Zbritën dhe filluan të pregatiten. Ora shënonte 18-mbëdhjetë e festa fillonte në njëzetë por kurrsesi nuk do të shkonin me vonesë. Ajo kishte zgjedhur një fustan jeshil, e gjelbër e thellë me mëngë të gjata ku gjithë pjesa e krahëve ishte e hapur.  Busti pas trupit e më poshtë shkonte lirshëm deri te këmbët ku ishin këpucët e zeza të larta.  Flokët i binin poshtë supeve,  të drejta e ngjyrë kafe me prerje shumë të thjeshtë, i ndau në mes dhe i kaloj pas veshëve ku qëndronin vëthët e vegjël argjend.  Nuk kishte pasur kohë të merrej aq me veten sa të lyhej e shoqet e ndihmuan duke u kujdesur për freskin e saj dhe theksuar tiparet. Ajo ishte e gjatë, një gjatësi që e bënte të dallonte por tipare mjaft të thjeshta. Sytë ngjyrë kafe nuk dallonin as për formën e as për ngjyrën por për shkëlqimin e shikimit. Buzër po, buzët  i kishte veçanërisht të bukura e të plota të cilët vajzat treguan kujdes t'ja theksonin.  Të treja ishin të bukura,  studente shumë të mira dhe mbi të gjitha mbështetëse të njëra tjetrës. Kuptoheshin me sy bashkë. Duhet të dilnin,  ora po shkonte nëntëmbëdhjetë. Dosjet e prezantimit dhe të punëve pasi e kishin shqyrtuar në detaje e kishin dorëzuar dhe mbrëmja e shumë pritur ishte sonte. Duhet të gjenin diçka, duhej për praktikën e shkollës por edhe nëse do të paguheshin akoma më mirë. Ajo nuk e kishte problem këtë pjesë. Ishte ndër studentet e rralla me nota të shkëlqyera por edhe që punonte. Kishte pesë vite tashmë. Në fillim shpërndante broshura e më pas filloj kamariere. Nuk ndihej mirë por i duheshin lekët. Pretendonte që të ishte një vajzë në karrier dhe e filloj nga një punë që sa i siguronte të ardhura aq edhe e gjykonte.  Përpjekjet e saj ishin të vazhdueshme por sa herë ishte vetëm e kujtonte,  ajo ishte kamariere në një lokal nate qe mendonte se mund t'ja dilte. Ajo ishte kamarierja që ecte me taka të larta e që në shkollë shkonte me atlete dhe sportive.  Kështu ja kishte dal,  duket kaluar turpin e kthyer në siguri.  Veshur me një gjysëm buzëqeshje dhe me fjalë shumë të pakta kishte vazhduar çdo darkë punën e çdo ditë universitetit.  Ajo, kamarierja që tashmë i njihte njerëzit vetëm duke i parë.
Shoqet i thonin shpesh se përpara saj duhet të përuleshin sepse ishte aq e sjellshme dhe serioze por që sonte kishin vetëm një synim, të kapnin një praktikë thoshin ato duke qeshur.  Edhe ajo qeshte por sytë e saj të bukur fshihnin diçka. Në zë i ndihej lodhja.  Sot si rrallë herë ajo kishte marr pushim. Po, ajo nuk pushonte edhe kur ishte në ditët e ciklit pavarsisht dhimbjeve, as kur ishte në sezon provimesh,  e as kur sëmurej.
Nuk u kishte treguar shumë për funstanin por pasi e kishte blerë u kishte telefonuar. Nuk e jepte veten por trishtimi i ndihej në ajër edhe nga mënyra si shihte jashtë në dritare atë fund marsi të frsskët ku dritat e qytetit dhe zhurma e borive të makinave nuk të lejonte që të mendoheshe me veten.

Popular posts from this blog

pjesa e 6

pjesa e 5

pjesa e 8