pjesa e tretë (3)
Në distancë një tip i veshur serioz, moshën e të cilit nuk po arrinte ta përcaktonte dhe çuditërisht me tatuazh po i afrohej. Të ishte student ishte e pamundur. Pedagog, do ta kishte parë sikur edhe njëherë. Ose, dhe ndonjë punonjës tjetër, vetëm nëse do të ishte nga ndonjë universitet tjetër. Ai po vinte drejt saj pa ja hequr sytë ndërsa ajo kishte qëndruar e po e priste. Trokiti gotën me të sajën dhe e vuri pak në buzë sa për mirsjellje.
-Çfarë bën vetëm me shoqe, kush të ka lënë këtu?!
-Përshëndetje, dhe unë ty. Kënaqësi. Aidi.
- Je më e bukura, Olti.
-Çfarë bën një gjysëm diell?!
-Kërkon gjysmën tjetër që të ndriçoj.
-Gëzuar ateherë. Për mua që jam më e bukura, por dhe djali me tatuazh me kostum serioz, më interesant nuk kam njohur.
Ai ishte flirtues në detaje e ajo jo më pak. E piu të gjithë gotën si për të marr pak guxim dhe ai i shkoj pas me një gotë tjetër. Ai kishte vetëm një pyetje në mendje.
-Je vetëm apo të kanë lënë vetëm?!
-Unë jam shumë mirë dhe kjo ka rëndësi.
-Nuk ti heq dot sytë ; tha ai ndërsa ajo qeshi. Kishin 20 minutes që njiheshin dhe gjendeshin në pjesën më të largët të sallës.
-Ti nuk je studen as pedagog, si ke ardhur këtu?!
Ai nxori kartëvizitën e tij. Ishte avokat, studion e tij ligjore ajo e kishte dëgjuar, punonte bashkë me të atin.
-Ah, djalë babi je avokat! Më duhet ajo praktika e shkollës ta dish këtë, do të të jap disa punë të mia.
-Unë dua të të çoj tjetër kund ty por më parë duhet të pyes....
-Po më pyet, në bisedë avokatësh jemi.
- Ke tradhëtuar ndonjëherë?!
Ajo nuk ja hoqi shikimin... Në këto 30-minuta biseda kishte qenë në ajër flirti dhe tani shtrati. Porta e mendimeve të saj shpërtheu. Kë pjesë të saj të nxirrte në pah, atë që do të ofendohej se nuk mund ti pranonte këto biseda sepse ishte një vajzë serioze dhe se këto shaka nuk i pëlqenin aspak e kështu të largohej. Apo anën tjetër. Atë që ishte i ri për të. Të tregonte vajzën çapkëne, rebele, flirtuese, të ëmbël. Atë që donte të jetontet momentin. Këto vite ajo kishte sakrifikuar aq sa, blerja saj më e shtrenjtë ishte ky fustan jeshil. Kjo ishte mbrëmja e parë e vërtet pë r avokaten që ajo dëshironte e kamarieren e sotme. Dhe diskutimin me vete e mbylli shpejtë me një përgjigje...