Posts

pjesa e 8

Ajo u kthye e gjitha drejt tij. Mbeshteti  krahët ne gjunje dhe po e shihte. Kaq kishte mesuar, se kurrsesi nuk mund ta njohesh nje njeri vetem duke e pare. Ne shume raste njerez qe ajo I kishte pare si model kishin ardhur ne vendin e saj te punes te shoqeruar. Dhe ne mendjen e saj ky model ishte rrezuar. Duke kaluar ca kohe,  kishte ndryshuar mendim perseri. Fakti qe njeriu  zgjedh te shoqerohet me njerez te ndryshem  nuk e ben me ate njeri me te keq, e ata qe nuk shoqerohen njerez me te mire.  Instikti ate nuk e zhgenjeu, e vuri pas xhamit me nje shikim.  Ajo I drejtoj syte ku deshironte ndërsa me ze te ulet nga buzet I erdhi nje melodi.  Shikimi saj e vuri ate ne siklet aq sa nuk po ndihej me rehat. -Pse me shikon ashtu?! Vertet, ajo po I shihte me kujdes pjesen e djathe te fytyres.  Ku ndaj mjekra me faqen, si disa vija te kuqe I dalloheshin ne lekure, rrudhat ne cep te syrit, si lidhej mjekra me floket e shkurtra. Si do te ishte aroma e tij a...

pjesa 7

 - Ai hyri ne makine kur e telefonoi. Gjate pjeses tjeter te mbremjes nuk arriti ta shihte me, vajzat me te cilat e kishte pare nuk i kishte dalluar mire dhe keshtu e humbi nga syte. Donte ta pyeste nese ishte mire, ndersa ajo i nisi me mesazh nje adrese e cila gjendej 20-minuta larg nese nuk kishte trafik. Dhe ai nuk e mendoj me dy here. Heren e pare ai shkoj tek ajo, e tani ajo po shkonte drejt tij. Nuk eshte e zakonshme por dicka duhet te kishte ndodhur me te derisa mori kete hap. Ai mendoj perseri se nuk dinte asgje per te por ajo e thirri dhe ai do te shkonte. Ashtu e gjetin ne buze te trotuarit duke e pritur ende me fustanin jeshil te gjate, pa xhakete. Ajo e pa qe ai po vinte, e dalloj ate dhe u afrua. Ai drejtonte nje Audi Q 5 Premium. Ajo mendonte se Audi ishte me teper makine per vajza por nuk kishte ndermend tja thoshte kete ne ate moment qe donte vetem te hynte ne nje ambjent te ngrohte. Ai ndaloj tek kembet e saj dhe ajo hapi menjehere deren. -Kisha shume ftohte ndaj n...

pjesa e 6

 Qendroj dhe pak ne tuale derisa telefoni i saj filloje te dridhej, ajo u pergjigj duke thene menjehere se po dilte. U takua me vajzat ne dalje dhe shkuan pa kthyer koken pas. Te treja kishin shperndar punet ne zyra te ndryshme e kishin marr premtime se do ti telefononin. Mbremja kishte shkuar shume mire e u nisen per te lene ne shtepi ate te paren. Jashte temperatura ishte e ulet megjithese ishte pranvere por koha ishte ende e pa qarte. Ajo veshtronte jashte, po afrohej ne shtepi. A ishte gati per tu kthyer? Ne rruge kishte pak makina e rruga zgjati me pak nga sa mendonte ajo. Arriti. Perqafoj vajzat dhe doli, i ngriti doren dhe njehere dhe mbeti aty.  Ajo kieshtu kishte qne gjithmon, duronte sa duronte e me pas shkonte duke qare ne kraher e tyre per te folur e diskutuar cdo gje. Sa nete kishin kaluar me njera tjetren duke biseduar e nese kishte dicka per te cilen ajo ndihej me fat ishte pikerishte miqesia. Mikeshat e saj te shpirtit. I fothi e thau, por kembet se shtynin. Me...

pjesa e 5

Qëndruan në heshtje për pak çaste sa ai mori të dhënat e saj dhe përsëri trokitën gotat. Ajo i doli përpara që ta shihte më mirë. Sytë e tij aq shumë të zinjë dhe qerpikët e gjatë bashkë me flokët shumë të shkurtra e, me mjekrën e kuruar në detaje e bënin tepër mashkullor në sytë e saj. Pastaj këmisha e bardhë dhe kostumi blu me detaje të vogla, pastaj sytë i qëndruan tek buzë e holla,  buzët e tij... -Sa vajza ke puthur ti?! Pyetja e saj ishte e papritur sa pyetja e tij për tradhëtinë. Por ajo e kaloj një hap më tej. Ak qeshi nën zë dhe me guxim e saj për të ditur sesi puthte ai nëpërmjet numrave. -Ti do të dish e sata do të jesh?! -Dua thjeshtë të di nëse puth mirë apo jo... Dhe u largua.  Pyetjet e saja vërtet kishin qenë të pavenda. Guximi për një puthje, pastaj dhe praktika.  Pastaj tatuazhi.  Hyri ne tualet menjëherë. Tualetët janë shpëtim fiziologjik por shumë herë dhe psikologjik. E mbylli derën duke pasur frikë se ndoshta ai do të vinte pas, e po sikur ti kë...

pjesa e 4

-Jo se nuk kam njohur ende njeri me tatuazh gjysëm diell.  Përgjigja saj la pa fjalë atë, të cilit kishte kohë që vajzat e vështira nuk i bënin përshtypje. Por ato të guximshme,  e të zgjuara janë tjetër gjë. Që të bëjnë të heshtësh me arsye.  E, kjo zgjoj një tjetër pyetje tek ai. -Kush të la të vije vetëm këtu?! -E shikon sa dosje aplikantësh janë atje, mund të zgjedhësh kë të dëshirosh, e imja është ajo jeshile, dhe emri sipër mund ta dallosh. Besoj e mban mënd emrin tim. -Mos më thuaj që je dhe ekselente?! -Jo, pasdite deri në darkë vonë jam kamariere. Ka vite tashmë. Ai I kaloj dorë në bel  si për ti kërkuar që të shkonte pas tij drej dosjes së saj. -Jam kurioz të shoh se çfarë ka këtu brenda. Ai bëri ta hap ndërsa I erdhi përsëri në mendjen fakti që ajo jo vetëm punonte por edhe se duhet të ishte një studente e dalluar pavarsisht se ajo tha mesatare,  derisa ishte aty. Dhe brenda tij diçka u zbut, dhe një ndienjë respekti doli në sipërfaqe jo pse ishte një...

pjesa e tretë (3)

Në distancë një tip i veshur serioz, moshën e të cilit nuk po arrinte ta përcaktonte dhe çuditërisht me tatuazh  po i afrohej.  Të ishte student ishte e pamundur. Pedagog, do ta kishte parë sikur edhe njëherë. Ose, dhe ndonjë punonjës tjetër, vetëm nëse do të ishte nga ndonjë universitet tjetër.  Ai po vinte drejt saj pa ja hequr sytë ndërsa ajo kishte qëndruar e po e priste. Trokiti gotën me të sajën dhe e vuri pak në buzë sa për mirsjellje.  -Çfarë bën vetëm me shoqe, kush të ka lënë këtu?! -Përshëndetje, dhe unë ty. Kënaqësi. Aidi. - Je më e bukura, Olti. -Çfarë bën një gjysëm diell?! -Kërkon gjysmën tjetër që të ndriçoj. -Gëzuar ateherë. Për mua që jam më e bukura,  por dhe  djali me tatuazh me kostum serioz, më interesant nuk kam njohur. Ai ishte flirtues në detaje e ajo jo më pak. E piu të gjithë gotën si për të marr pak guxim dhe ai i shkoj pas me një gotë tjetër. Ai kishte vetëm një pyetje në mendje. -Je vetëm apo të kanë lënë vetëm?! -Unë jam shumë...

pjesa e dytë (2)

Salla e gjitha shkëlqente nga ndriçimi i cili bashkë me gotat e kristalit reflektohej dhe përthyhej. Ato qeshnin me njëra tjetrën kur mendonin se duhet t'u shkonin pas noterëve dhe avokatëve në moshë, me syze e të lodhur duke folur pak e pa dëshirë me këta studentë të rinj por që ato do ti shkonin pas se u duhet ajo praktika dhe kjo i vishte me buzëqeshje. Morën nga një gotë në dorë dhe u zhvendosën drejt qëndrës së sallës e cila po mbushej ngadalë. Ajo ndiente shumë sy që binin mbi të. Dhe në mos të doja, një vajzë aq të gjatë do e shihje. Shkëlqente e gjitha në atë sallë të mbushur me bardhë a zi me të jeshilen e saj por pa bërtitur.  Si një fllad i lehtë ere që me shumë elegance qendronte hijshëm dhe ecte plot me siguri. Por siklet ishte sigurisht kur duhet të flisje e shpjegoje për punët e tua, të tregoje se çfarë dije të bëje mirë. Në orën 20:30 rektori mori fjalën hyrëse, falenderoj dhe pasi një prezantimi e deklaroj mbrëmjen të hapur.  Në pjesën tjetër të sallës, atje k...